Donald Trump ka deklaruar se është “i irrituar” me Vladimir Putinin për qasjen e tij ndaj çështjes së armëpushimit të Ukrainës dhe kërcënoi se do të vendosë tarifa për eksportet e naftës të Moskës nëse udhëheqësi rus nuk bie dakord për një armëpushim brenda një muaji.
Presidenti amerikan tha se do të vendoste tarifa prej 25% ose 50% që do të preknin vendet që blejnë naftë ruse në një intervistë telefonike në median amerikane, gjatë së cilës ai gjithashtu kërcënoi se do të bombardonte Iranin dhe nuk përjashtoi përdorimin e forcës në Grenlandë.
“Nëse Rusia dhe unë nuk mund të bëjmë një marrëveshje për të ndaluar gjakderdhjen në Ukrainë , dhe nëse zbuloj se Rusia ishte fajtore, gjë që mund të mos jetë por nëse zbuloj se Rusia ishte fajtore, unë do të vendos tarifa dytësore për naftën, për të gjithë naftën që vjen nga Rusia”, tha ai
Ndryshimi i papritur i sjelljes erdhi pasi Putin u përpoq të sulmonte legjitimitetin e Volodymyr Zelensky të premten.
Duke u shfaqur në televizionin rus, Putin kishte propozuar vendosjen e Ukrainës nën një qeveri të përkohshme të udhëhequr nga OKB-ja për të mbajtur zgjedhje të reja përpara se të negociohej një marrëveshje paqeje.
(BalkanWeb)
