Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi të martën se Irani do të “fshihej nga harta” nëse Teherani do të orkestronte vrasjen e tij, duke reaguar ndaj kërcënimeve të bëra nga një gjeneral iranian. “Kam dhënë urdhra shumë të qarta. Nëse ndodh diçka, ata do të fshihen nga faqja e dheut”, tha Trump gjatë një interviste për rrjetin televiziv News Nation, e transmetuar të martën.
Deklarata e tij erdhi pasi gjenerali iranian Abolfazl Shekarchi paralajmëroi se presidenti amerikan do të vritej nëse Uashingtoni do të sulmonte udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. “Trump e di se nëse ngrihet një dorë kundër udhëheqësit tonë, ne nuk do ta presim atë dorë. Këto nuk janë fjalë boshe”, tha Shekarchi për mediat shtetërore iraniane. Trump ka kërcënuar vazhdimisht se mund të urdhërojë ndërhyrje ushtarake kundër Iranit, duke deklaruar se synon t’i japë fund shtypjes së protestave masive që shpërthyen më 28 dhjetor.
Ndërkohë, disa zëra në diasporën iraniane, përfshirë Shirin Ebadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2023, kanë bërë thirrje për veprime “të synuara” nga Uashingtoni kundër udhëheqjes iraniane, veçanërisht kundër Ajatollah Ali Khamenei-t. Kërcënimet e fundit nuk janë të parat nga Trump. Menjëherë pas rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë një vit më parë, ai kishte deklaruar se do ta “shkatërronte” Iranin nëse Teherani do të ndërmerrte ndonjë sulm ndaj jetës së tij.
President Trump warned Tuesday that the U.S. would respond forcefully if Iran acts on alleged assassination threats against him. Speaking exclusively with NewsNation’s @KatiePavlich, Trump said, “Anything ever happens, the whole country is going to get blown up." @KatiePavlichNN… pic.twitter.com/JA5YeHc2RE
— NewsNation (@NewsNation) January 21, 2026
