Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë reagimin e tij të parë zyrtar e të drejtpërdrejtë ndaj përshkallëzimit të fundit e tejet të rrezikshëm në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Iranit.
Në një reagim të shpejtë në rrjetin e tij social Truth Social, presidenti amerikan ka përdorur një gjuhë të prerë, duke kërkuar uljen e menjëhershme të armëve nga të dyja palët e përfshira në konflikt.

Në postimin e tij, Trump thotë se Izraeli dhe Irani “duhet të ndalojnë menjëherë ‘të shtënat’”.
