Eksperti i çështjeve rajonale, Idaver Sherifi, i ftuar në emisionin “Log.” në News24 komentoi deklaratat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës dhe ndikimin e tyre në situatën në Ballkan.
Sherifi theksoi se përmendja e Kosovës nga Trump mes problemeve globale shihet si një sinjal i qartë për një rikthim të vëmendjes së administratës amerikane drejt rajonit në javët apo muajt në vazhdim.
“Mendoj se ka një plan më të gjerë për futjen në aktualitet të Kosovës në axhendën e tij,” tha ai, duke e konsideruar këtë si një zhvillim pozitiv.
Ai theksoi gjithashtu se deklaratat e Trump tregojnë një pozicion ku Serbia paraqitet si agresori, ndërsa Kosova si shteti që po kërcënohet dhe që meriton mbrojtje. “Trump ka nisur një politikë për zgjidhjen e konflikteve,” përfundoi Sherifi, duke sugjeruar se kjo mund të sjellë një dinamikë të re në procesin e dialogut mes dy vendeve.
