Udhëheqësi suprem fetar i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duhet të jetë shumë i shqetësuar për tensionet në rritje.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e tha këtë në një intervistë ekskluzive me NBC News.

Ai komentoi mbi rezultatet e sulmeve ndaj objekteve bërthamore në Iran. Sipas Trump, Teherani po përpiqet të rivendosë programin e tij bërthamor.

“Tani për tani, Irani është në kaos të plotë… Ne kemi shkatërruar kapacitetin e tyre bërthamor. Por unë dua paqe në Lindjen e Mesme. Nëse nuk do t’i kishim sulmuar objektet e tyre bërthamore, vendet arabe do të vazhdonin të kishin frikë nga Irani”, tha udhëheqësi amerikan.

Kreu i administratës së Uashingtonit e ka kërcënuar Iranin me “gjëra shumë të këqija” nëse ai rifillon aktivitetet e tij bërthamore.

Në të njëjtën kohë, Trump pretendoi se palët po vazhdonin dialogun: “Ata (Irani ) po negociojnë me ne.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb