Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se konflikti Rusi-Ukrainë është i ndërlikuar nga armiqësia personale midis udhëheqësve të dy vendeve, por ai është i bindur se paqja është e mundur.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një darke dypalëshe me kryeministrin australian Anthony Albanese.

“Mendoj se do ta arrijmë dëshirën tonë për të gjetur një zgjidhje për Rusinë dhe Ukrainën, por situata është e ndërlikuar sepse kemi dy udhëheqës që e urrejnë vërtet njëri-tjetrin”, tha Trump.

I pyetur nëse Ukraina do të ishte në gjendje të fitonte luftën, Trump u përgjigj: “Nuk mendoj se do ta fitojnë, por prapëseprapë mund të fitojnë. Nuk kam thënë kurrë se do ta bënin. Thashë se mund të fitonin – çdo gjë mund të ndodhë në luftë. Lufta është një gjë shumë e çuditshme, ndodhin gjëra të mira, ndodhin gjëra të këqija.”

Trump vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara po bëjnë çmos për të arritur një marrëveshje në këtë konflikt: “Po përpiqemi të arrijmë një marrëveshje. Nëse arrihet, shkëlqyeshëm. Nëse jo, shumë do të paguajnë një çmim të lartë për të.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb