Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po e shqyrton seriozisht rifillimin e një operacioni të madh ushtarak kundër Iranit.
Sulmet siç deklaroi ai do të jenë më të mëdha se ato të kryera në kontekstin e Operacionit “Epic Fury”.
Po ashtu, presidenti amerikan tha se është afër marrjes së një vendimi, duke sqaruar se deri më tani nuk ka dhënë “dritën jeshile”.
“Po shqyrtoj një sulm masiv. Më të madh se çdo sulm më parë. Jam afër marrjes së një vendimi. Jemi të gjithë gati për të”, tha ai.
Dy zyrtarë amerikanë konfirmuan për mediat amerikane se deri më tani nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar dhe as nuk janë dhënë urdhra të rinj forcave të armatosura.
Ai shtoi, megjithatë, se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për ndihmën e një vendi tjetër për të nisur një sulm ndaj Iranit. Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se pjesëmarrja e mundshme e Izraelit mund të ketë pasoja, duke sugjeruar se kjo do të provokonte hakmarrje nga Teherani.
