Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se negociatat me Iranin po zhvillohen në një klimë pozitive dhe mund të arrijnë në një përfundim brenda ditëve të ardhshme.
Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh optimist për ecurinë e bisedimeve, duke lënë të kuptohet se një marrëveshje mund të jetë pranë finalizimit.
“Bisedimet me Iranin po shkojnë shumë mirë. Jemi shumë afër nënshkrimit të dokumenteve dhe kjo mund të ndodhë këtë fundjavë”, deklaroi presidenti amerikan.
Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ashpër ndaj kritikave të disa liderëve evropianë për operacionet ushtarake të Izraelit në rajon.
“Ata nuk kanë guximin të luftojnë barbarët”, tha Netanyahu, duke mbrojtur veprimet e qeverisë së tij dhe duke akuzuar kritikët evropianë për mungesë vendosmërie përballë kërcënimeve të sigurisë.
