Presidenti i SHBA Donald Trump ka marrë vendimin që fëmijët amerikanë të mos marrin më 72 injeksione me vaksina, por ky numër të reduktohet në vetëm 11.

Në një postim në Truth, Trump shkruan se një plan I tillë vaksinimi më në fund e harmonizon këtë fushë me vendet e tjera të zhvilluara në të gjithë botën.

“Sot, Administrata Trump është krenare të njoftojë planin e përditësuar të Vaksinimit të Fëmijërisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky plan është i rrënjosur në Standardin e Artë të Shkencës dhe është pranuar gjerësisht nga Shkencëtarët dhe Ekspertët në të gjithë botën. Duke filluar nga sot, Amerika nuk do të ketë më nevojë për 72 “injeksione” për fëmijët tanë të bukur dhe të shëndetshëm. Po kalojmë në një plan shumë më të arsyeshëm, ku të gjithë fëmijëve do t’u rekomandohet të marrin Vaksinime vetëm për 11 nga sëmundjet më serioze dhe të rrezikshme. Prindërit ende mund të zgjedhin t’u japin fëmijëve të tyre të gjitha Vaksinimet, nëse dëshirojnë, dhe ata do të jenë ende të mbuluar nga sigurimi. Megjithatë, ky plan i përditësuar më në fund i harmonizon Shtetet e Bashkuara me vendet e tjera të zhvilluara në të gjithë botën”, shkruan Trump.

Capture
Capture

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb