Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se amerikanët nuk kanë durim për të sekuestruar naftën e Iranit , pavarësisht se tha se mund ta bënte këtë “leht”. Trump duket se pranoi presionin politik për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti Trump tha gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë se SHBA-të mund të sekuestrojnë naftën e Iranit, por vuri në dukje se nuk ishte i sigurt nëse amerikanët do të kishin durimin për ta bërë këtë. Në deklaratën e tij, të ndarë nëpërmjet videos në internet, ai tha: “Ne mund t’ua marrim naftën. Por, e dini, nuk jam i sigurt nëse njerëzit në vendin tonë kanë durimin për ta bërë këtë, gjë që është e trishtueshme, e dini, ata duan ta shohin të marrë fund.”

Trump dukej se e pranoi presionin politik për t’i dhënë fund luftës, duke thënë: “Nëse do të qëndronim atje, unë, e dini, do të preferoja të merrnim naftën. Mund ta bënim shumë lehtë. Unë e preferoj këtë, por njerëzit në vend thonë: ‘Thjesht fito, fiton shumë, thjesht fito dhe shko në shtëpi’. Dhe kjo është në rregull gjithashtu, sepse kemi shumë naftë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb