Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur pikëpyetje të forta mbi të ardhmen e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me NATO-n, duke sugjeruar se një aneksim i mundshëm i Groenlandës mund ta vendosë Uashingtonin përballë një zgjedhjeje të vështirë.

“Nga njëra anë është NATO, nga tjetra Groenlanda. Mund të jetë një mundësi”, deklaroi Trump në një intervistë për New York Times, duke lënë të hapur mundësinë e një rishikimi të angazhimit amerikan në aleancën ushtarake.

Trump theksoi se, sipas tij, Rusia nuk e sheh NATO-n si kërcënim në vetvete, por vetëm për shkak të rolit të Shteteve të Bashkuara brenda saj.
“Rusia nuk është aspak e shqetësuar për NATO-n, përveçse për ne. As Kina,” u shpreh ai.

Në vijim, Trump kritikoi vendet evropiane, duke deklaruar se Evropa po ndryshon ndjeshëm dhe se duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.
“Evropa po bëhet një vend shumë i ndryshëm dhe ata me të vërtetë duhet të marrin masa. Dua që ata të marrin masa,” tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb