Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës, iu drejtua pjesëmarrësve në këtë forum.

Gjatë fjalës së tij, Trump “ceku” edhe Aleancën Veri-Atlantike.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se do ju kërkojë vendeve të NATO-s që të paguajnë më shumë.

“Shumica e vendeve as që paguanin, derisa erdha unë president”, deklaroi ai. Trump shtoi se edhe armëpushimi në Gaza është meritë e tij.

I pyetur nëse nën udhëheqjen e tij SHBA do të garantonte furnizimin me gaz në Evropë, Trump u përgjigj “po”. “Ne do të bënim absolutisht një marrëveshje energjetike me Evropën dhe do ta miratonim atë.” Ai thekson rëndësinë e dërgesave të LNG (gazit natyror të lëngshëm) të Amerikës në BE. Amerika është tashmë një furnizues kryesor i LNG-së për BE-në 27-anëtare dhe roli i saj pritet të rritet edhe më tej. Trump u ankua se Europa e trajton padrejtësisht Amerikën.

Presidenti amerikan ndër të tjera tha se administrata e tij trashëgoi “politikat e dështuara” dhe “kaosin ekonomik” dhe kritikoi shpenzimet e deficitit, rregulloret dhe “tatimet e fshehura”. Ai tha se çmimet arritën kulme dhe Biden “ka humbur kontrollin” e ekonomisë. Ai deklaroi se po ndërmerr veprime për të ndryshuar këtë dhe politikat “e të majtës radikale”./BBC/ 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: