Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të shqyrtonte mundësinë e rifillimit të veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza, nëse Hamasi refuzon të zbatojë marrëveshjen për kthimin e trupave të pengjeve.
“Forcat izraelite mund të kthehen sapo ta them unë. Do ta dimë shpejt se çfarë do të ndodhë me Hamasin,” tha Trump në një intervistë për CNN, duke sinjalizuar një qëndrim të ashpër nëse situata nuk përparon.
Nga ana tjetër, Hamasi ka deklaruar se po punon për përmbushjen e plotë të marrëveshjes, por ka nevojë për pajisje shtesë për të lokalizuar dhe kthyer trupat e të gjithë pengjeve të mbetura.
“Rezistenca e ka respektuar marrëveshjen dhe i ka dorëzuar të gjithë të burgosurit e gjallë dhe të gjitha trupat që ka arritur të gjejë,” thuhet në një deklaratë të raportuar nga Sky News. “Trupat e mbetur kërkojnë përpjekje të konsiderueshme dhe pajisje të specializuara për t’i kërkuar dhe për t’i gjetur, dhe ne po bëjmë përpjekje të mëdha.”
