Tailanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord të ndërpresin të gjitha luftimet duke filluar nga sot.

Lajmi është njoftuar nga vetë presidenti amerikan Donald Trump. Presidenti amerikan ndërmjetësoi përfundimin e konfliktit të armatosur të kohëve të fundit midis dy vendeve.

Në një postim në Truth Social, ai tha se kishte biseduar në telefon me të dy udhëheqësit lidhur me konfliktin mes tyre.

“Të dy vendet janë gati për PAQE dhe për të vazhduar tregtinë me SHBA-në”, shkroi ai, ndërsa vlerësoi gjithashtu kryeministrin malajzian për ndihmën e tij në këtë çështje.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: