Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë arritur një marrëveshje tregtare prej 550 miliardë dollarësh, “ndoshta marrëveshja më e madhe ndonjëherë”, njoftoi Donald Trump të martën vonë si pjesë e marrëveshjeve dypalëshe mbi tarifat.

Tokio, tha Trump në një postim në Twitter, do të investojë 550 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të marrin 90% të fitimeve, ndërsa do të përfitojnë gjithashtu nga “qindra mijëra” vende të reja pune.

Tarifat reciproke midis dy vendeve do të jenë 15%.

Në postimin e tij, ai shkruan se “sapo përfunduam një marrëveshje të madhe me Japoninë, ndoshta marrëveshja më e madhe e bërë ndonjëherë.

Japonia do të investojë, nën udhëheqjen time, 550 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të marrin 90% të fitimeve. Kjo marrëveshje do të krijojë qindra mijëra vende pune – nuk ka pasur kurrë diçka të tillë. Ndoshta më e rëndësishmja, Japonia do ta hapë vendin e saj për tregti, duke përfshirë makina dhe kamionë, oriz dhe disa produkte të tjera bujqësore dhe gjëra të tjera.

Japonia do t’u paguajë Shteteve të Bashkuara tarifa reciproke prej 15%. Kjo është një kohë shumë emocionuese për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më e rëndësishmja për faktin se ne gjithmonë do të vazhdojmë të kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me vendin e Japonisë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb