Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se do të ndërtojë statuja në nder të tre legjendave të mëdha të sportit amerikan, të cilët kanë ndërruar jetë.
Statujat do të përkujtojnë legjendën e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, boksierin legjendar Muhammad Ali dhe Jackie Robinson, lojtari i parë afrikano-amerikan i bejsbollit në MLB.
Ato do të vendosen në Kopshtin Kombëtar të Heronjve Amerikanë në Uashington, si pjesë e një iniciative për të nderuar individët që kanë lënë një pasuri të pashlyeshme në historinë dhe kulturën amerikane.
Kjo nismë është një vazhdim i projektit të Trump që prezantoi gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2020 dhe synon të përfshijë 250 figura të famshme amerikane, mes të cilëve janë edhe afrikano-amerikanë, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin.
(Balkanweb)
