Donald Trump njoftoi se do të emërojë brenda kësaj jave zëvendësuesin e guvernatores së dorëhequr të Rezervës Federale, Adriana Kugler.
Ky emërim vjen në një moment kyç, ndërsa Trump po përgatitet edhe për zgjedhjen e kryetarit të ardhshëm të Rezervës Federale, me qëllim ndikimin në politikën monetare të SHBA-së.
Kandidatët kryesorë për pozicionin janë Kevin Hassett dhe Kevin Warsh, ndërsa Trump pritet të bëjë njoftimin zyrtar së shpejti.
Përveç zëvendësimit të Kugler, Trump po përgatitet edhe për zgjedhjen e kryetarit të ardhshëm të Rezervës Federale (Fed), një rol shumë i rëndësishëm për ekonominë amerikane dhe globale.
Mandati aktual i kryetarit, Jerome Powell, skadon në maj 2026, por Trump po shqyrton të bëjë një emërim paraprak për të ndikuar drejtimin e politikave të interesave dhe inflacionit para se të përfundojë mandati i Powell.
Kandidatët kryesorë për kryetar janë Kevin Hassett, ish-drejtues i Këshillit Kombëtar Ekonomik dhe këshilltar i Trump-it, dhe Kevin Warsh, ish-guvernator i Rezervës Federale.
Një tjetër kandidat i përmendur më parë, Scott Bessent, është përjashtuar nga lista e preferencave të Trump-it.
Ky veprim i Trump-it po ndiqet me vëmendje nga tregjet financiare, pasi ndikon në besueshmërinë dhe pavarësinë e Rezervës Federale, e cila është thelbësore për stabilitetin ekonomik.
(A.A/BalkanWeb)
