SHBA-Që presidenti amerikan nuk ka një raport të mirë me çadrat nuk është një sekret. Por këtë herë, video që tregon se si ai braktis çadrën e hapur në hyrje të avionit presidencial bën të lindin dyshime që Trump nuk është në gjendje të mbyllë një çadër.

Donald, pasi është ngjitur në avionin e tij Air Force, nuk shqetësohet aspak për ta marrë me vete çadrën, por e lë atë në mes të erës dhe shiut.

Duhet ndërhyrja e një pjesëtari të stafit për të evituar që ajo të bjerë poshtë.

Të menjëhershme kanë qenë kritikat në rrjetet sociale: ’E pabesueshme, nuk di si funksionojnë çadrat’, thonë përdoruesit në internet.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: