Pas sulmeve të SHBA-së në Karakas gjatë fundjavës, të cilat çuan në kapjen e Nicolas Maduros, zv/presidentja e Venezuelës kishte mbajtur një ton sfidues.

Por në një kthesë të dukshme, Delcy Rodriguez, e cila tani është emëruar si udhëheqëse e përkohshme e vendit, ka thënë se po kërkon “marrëdhënie respekti” me Uashingtonin.

Në Instagram, ajo shkroi: “Ne e ftojmë qeverinë amerikane të bashkëpunojë me ne në një axhendë bashkëpunimi të orientuar drejt zhvillimit të përbashkët brenda kornizës së së drejtës ndërkombëtare për të forcuar bashkëjetesën e qëndrueshme të komunitetit.”

Duke folur më parë në Air Force One, Trump kishte paralajmëruar se Rodriguez mund të paguajë një “çmim shumë të madh” nëse nuk i përmbush kërkesat e Amerikës – dhe sulme të mëtejshme mund të jenë në tryezë.

“Unë thjesht them se ajo do të përballet me një situatë ndoshta më të keqe se Maduro,” u kishte thënë ai gazetarëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb