Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin francez Emmanuel Macron.

Trump theksoi se Parisi është i gatshëm t’i ndihmojë në përpjekjet për të rivendosur lundrimin në Ngushticën e Hormuzit.

Duke folur në takimin e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio së shpejti do të njoftojë edhe vendet që synojnë të ndihmojnë Uashingtonin në operacionin për të siguruar rrugën kritike detare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: