Presidenti amerikan Donald Trump në fjalimin e tij ka vlerësuar Forcat e Armatosura, duke u shprehur se në ushtri të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë.

“Kemi kaq shumë njerëz që duan të futen në ushtri. Kemi një ushtri ku të gjithë duken si Tom Cruise, por janë më të gjatë”, shprehet ai.

Gjithashtu Trump foli edhe për politikën e tij të emigracionit duke nënvizuar se ka sjellë largimin e mijëra emigrantëve të parregullt nga Shtetet e Bashkuara.

Më tej Trump paralajmëroi se ata që sulmojnë të krishterët “e dinë se do të përballen me një reagim të dhunshëm dhe të pamëshirshëm nga presidenti Trump”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb