Donald Trump “preferon paqen. Irani ka ende një mundësi”, tha shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, në një intervistë me Fox, duke theksuar se do të ishte një “ide e keqe” që Teherani të zhvendoste fokusin e tij te Shtetet e Bashkuara.
Raundi i ri i bisedimeve bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit, i planifikuar fillimisht për nesër, “nuk do të ndodhë”, njoftoi Omani, ndërmjetësi i negociatave.
Kjo edhe për shkak se Irani është i përqendruar te goditjet në Izrael apo mbrojtjen e vendit nga sulmet ushtria hebraike.
Forcat Ajrore Izraelite thanë se operacioni i tyre kundër Iranit po “vazhdonte sipas planit” dhe se po “përgatiteshin për një përshkallëzim të mëtejshëm të papritur”. IAF tha gjithashtu se po punonte për të kundërshtuar përpjekjet e Iranit për të lëshuar valë masive raketash balistike drejt Izraelit, me avionë luftarakë që fluturonin mbi vendet e lëshimit.
(BalkanWeb)
