Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë sonte një darkë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me drejtuesit më të lartë të botës financiare amerikane, në përpjekje për të forcuar marrëdhëniet e administratës me elitën e biznesit të vendit, raportojnë dy zyrtarë amerikanë.

Në mesin e të ftuarve ndodhen figura të njohura të Wall Street-it, përfshirë Drejtorin Ekzekutiv të JPMorgan Chase & Co., Jamie Dimon, si dhe Adena Friedman të Nasdaq Inc., David Solomon të Goldman Sachs, Larry Fink të BlackRock, dhe Ted Pick të Morgan Stanley, sipas burimeve të informuara për ngjarjen.

Zyrtarët që zbuluan detajet folën në kushte anonimiteti, ndërsa përfaqësuesit e kompanive të përfshira nuk kanë komentuar ende mbi ftesën apo temat që pritet të diskutohen.

Sipas raportimit të CBS News, darka është pjesë e përpjekjeve të presidentit Trump për të fituar mbështetjen e drejtuesve financiarë për axhendën e tij ekonomike dhe politike, në prag të zhvillimeve të reja në politikën fiskale dhe tregjet amerikane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: