Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se zyrtari i Hamasit, Taher al Nunu, deklaroi se grupi militant është i gatshëm dhe serioz për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin. Ai theksoi se Hamasi është “i gatshëm të pranojë çdo iniciativë që çon në përfundimin e plotë të luftës”.

Megjithatë, Hamasi nuk e pranoi propozimin 60-ditor për armëpushim të prezantuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Sipas një zyrtari egjiptian, një delegacion i Hamasit pritet të zhvillojë sot takime në Kajro me ndërmjetësuesit egjiptianë dhe katarianë, ku do të diskutohet mbi propozimin dhe mundësitë për një zgjidhje paqësore.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: