Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se administrata e tij kishte tërhequr 50 milionë fuçi naftë nga Venezuela dhe po shiste një pjesë të saj në tregun e hapur.
“Kemi tërhequr 50 milionë fuçi naftë nga Venezuela në katër ditët e para. Na kanë mbetur miliona fuçi naftë. Po e shesim në tregun e hapur. Po i ulim çmimet e naftës”, u tha Trump gazetarëve në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
