Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se ai dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, zgjidhën “një problem të jashtëzakonshëm” në bashkëpunim me Sirinë.
“Vetëm sot, zgjidhëm një problem të jashtëzakonshëm në lidhje me Sirinë, shpëtuam shumë jetë”, tha ai për Fox News gjatë një interviste.
Trump gjithashtu e vlerësoi Rubion, duke thënë se ai po bën një ” punë fantastike “. “Ai është një njeri i fortë. Mund t’ju them se është një njeri i fortë.”
Presidenti nuk dha detaje të mëtejshme rreth Sirisë.
Më herët të martën, Trump tha se pati një bisedë “të shkëlqyer” me presidentin sirian Ahmad al-Sharaa .
“Pata një bisedë të shkëlqyer me presidentin shumë të respektuar të Sirisë”, u tha ai gazetarëve përpara se të nisej për në shtetin e Ajovës.
Trump tha se të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me Sirinë dhe atë zonë po “po funksionojnë shumë, shumë mirë”.
“Prandaj jemi shumë të lumtur për këtë,” shtoi ai.
