Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takimin e tij me presidentin amerikan Donald Trump.

Udhëheqësi ukrainas u shfaq duke buzëqeshur teksa u prit nga Trump, i cili ngriti grushtin lart dhe pozoi për kamerat.

Dyshja shkëmbeu disa fjalë ndërsa bënë edhe një foto përpara se të hynin brenda.

Sakaq, ditën e djeshme Trump ka biseduar me homologun rus Vladimir Putin, me të cilin u dakordësua për një takim në Budapest të Hungarisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb