Donald Trump ka njoftuar tërheqjen e ftesës së tij drejtuar kryeministrit kanadez Mark Carney për të marrë pjesë në të ashtuquajturin “Këshilli i Paqes”, duke përshkallëzuar përballjen e tij publike me Otavën. Presidenti amerikan e njoftoi vendimin e tij në një postim në platformën Truth Social , ku deklaroi:
“Ju lutem konsiderojeni këtë letër si njoftim për tërheqjen e ftesës së Këshillit të Paqes drejtuar jush për t’u bashkuar me atë që do të jetë Këshilli i Udhëheqësve më prestigjioz i të gjitha kohërave.”

Lëvizja e Trump erdhi disa orë pas reagimit publik të Mark Carney ndaj deklaratave të presidentit amerikan, me kryeministrin kanadez që theksoi se Kanadaja “nuk ekziston falë SHBA-së”, duke hedhur poshtë kritikat e ashpra për varësinë e vendit të tij nga Uashingtoni.
