IRAN

Vrasja e gjeneralit iranian, Khasem Soleimani pas një sulmi të forcave amerikane në Bagdad të enjten e kaluar ashpërsoi më shumë krizën midis SHBA-së dhe Iranit.

Ditën e sotme presidenti i Iranit Hassan Rohani nëpërmjet një postimi në Twitter shkruan se gjenerali, Soleimani ka luftuar heroikisht kundër organizatave terroriste si ISIS, Nusra, Al Qaeda e shumë të tjera.

“Gjeneral, Soleimani ka luftuar kundër organizatave terroriste si ISIS, Nusra, Al Qaeda etj. Nëse ai nuk do të kishte luftuar terrorizmin kryeqytetet evropiane edhe sot do të ishin të rrezikuara. Përgjigjja jonë përfundimtare do të vazhdojë deri në largimin përfundimtar të forcave amerikane nga rajoni”- shkruante Hassan Rohani në Twitter.

Ndërkohë presidenti Donald Trump ditën e djeshme tha se Kasem Soleimani ishte duke planifikuar një sulm të madh, por nuk dha hollësi.

“Ai po udhëtonte me kreun e Hezbollahut dhe vrasja e tij bëri që të shpëtoheshin një numër i madh jetësh njerëzore,” tha Presidenti në komentet për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e Kryeministrit të Greqisë Qiriakos Micotaqis,

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme forcat iraniane sulmuan më 35 raketa balistike 2 baza amerikane në Irak. Nga sulmi mbetën të vrarë mbi 80 persona dhe mbi 200 të tjerë mbetën të plagosur. Pas sulmit reagoi dhe presidenti amerikan Tramp i cili përmes një postimi në Twitter shkruante se format amerikane janë më të fuqishmet në botë dhe se nga sulmi nuk ka të lënduar nga forcat e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: