Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që gratë shtatzëna të mos përdorin Tylenol vetëm nëse përdorimi i tij është shumë i nevojshëm dhe i pa shmangshëm.

Në një postim në Truth, Trump ka bërë thirrje që ky medikament të mos përdoret as nga fëmijët, për asnjë arsye.

Pasi njoftoi se numri i injeksioneve të vaksinave për fëmijët, nga 27 në 11, Trump i ka bërë thirrje prindërve që të ndajnë vaksinën MMR në tre doza të veçanta, ndërsa u ndal edhe te vaksina e Lisë së Dhenve dhe hepatitit B.

“Gra shtatzëna, mos e përdorni Tylenol-in përveç nëse është absolutisht e nevojshme. Mos ia jepni Tylenol-in fëmijës tuaj të vogël për asnjë arsye. Ndajeni vaksinën MMR në tre doza të veçanta (jo të përziera). Merrni veçmas vaksinën e lisë së dhenve. Merrni vaksinën e hepatitit B në moshën 12 vjeç ose më të madhe dhe, më e rëndësishmja, merrni vaksinat në pesë vizita mjekësore të veçanta”, shkruan Trump.

Capture
Capture

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb