Donald Trump tha në një event për mbledhjen e fondeve, se do të bombardonte Moskën në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, dhe do të sulmonte Pekinin nëse Kina do të pushtonte Tajvanin, po të ishte president, shkruan Washington Post.

Komentet e ish-presidentit amerikan befasuan disa nga donatorët në këtë ngjarje.

James Gilmore, i cili shërbeu si ambasador i Trumpit në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, u tha gazetarëve në Tajvan në fillim të këtij muaji se Trump po përpiqet të bëjë aleatët që të vënë më shumë theks në mbrojtjen e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: