Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se do të preferonte që SHBA-të të vendosnin taksa për anijet, duke thënë “ne jemi fituesi”.
«Ne fituam», thotë ai. «Ata janë të mundur ushtarakisht… ne kemi një koncept ku do të vendosim taksat.»
Trump tha në konferencën për mediat se për të përmbushur afatin e tij 48-orësh – i cili skadon në orën 20:00 të martën (01:00 të mërkurën) – duhet të ketë një marrëveshje me Iranin “që është e pranueshme duke shtuar se “një pjesë e asaj marrëveshjeje do të jetë që ne duam trafik të lirë të naftës”.
