Donald Trump u tha udhëheqësve evropianë se Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse, të cilën ai pretendon se po e ndihmon Moskën të financojë luftën e saj kundër Ukrainës, raportoi Reuters në faqen e saj të internetit, duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan, duke marrë pjesë në thirrjen “Koalicioni i të Gatshmëve”, theksoi gjithashtu se udhëheqësit evropianë duhet të ushtrojnë presion ekonomik ndaj Kinës, sepse ajo po financon përpjekjet e luftës së Rusisë, shtoi i njëjti burim. Sipas manjatit, Moska ka marrë 1.1 miliardë euro nga BE në një vit nga shitja e karburantit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb