Presidenti amerikan Donald Trump është informuar nga shërbimet e inteligjencës amerikane për një lidhje të dyshuar mes Jensen Huang, drejtuesit ekzekutiv të kompanisë teknologjike Nvidia, dhe Alice Huang, e cila dyshohet se është spiune kineze.

Sipas një raportimi të The New York Times, informacioni iu bë i ditur Trumpit në muajin maj, gjatë udhëtimit të tij drejt Kinës me avionin presidencial Air Force One. Ishte sekretari amerikan i Shtetit dhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Marco Rubio, ai që e informoi presidentin për të dhënat sekrete të inteligjencës amerikane.

Raportimi u bë pak përpara se Jensen Huang t’i bashkohej delegacionit presidencial për vizitën në Pekin, me ftesë të vetë Trumpit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb