Një pjesë e Shtëpisë së Bardhë u shemb ditë e sotme për t’i hapur rrugë ndërtimit të sallës së re të ballove, një projekt madhor i nisur nga presidenti Donald Trump.
Kjo pritet të jetë ndër renovimet më të mëdha që i është bërë ndërtesës që prej më shumë se një shekulli.
“Jam i lumtur të njoftoj se kanë nisur punimet për ndërtimin e sallës së re, të madhe dhe të bukur të ballove,” shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social.
Salla do të ketë një sipërfaqe prej mbi 8,000 metra katrorë dhe do të akomodojë deri në 1,000 të ftuar. Ajo do të shërbejë për darka zyrtare me liderë të huaj, evente festive dhe ceremoni të tjera.
Sipas planit, godina e re do të zëvendësojë East Wing, pjesa lindore e Shtëpisë së Bardhë ku ndodhej tradicionalisht zyra e Zonjës së Parë. Trump deklaroi se kjo pjesë do të “modernizohet plotësisht” dhe do të jetë “më e bukur se kurrë”.
Ai tha se ndërtimi do të financohet nga fonde private: “patriotë bujarë, kompani të mëdha amerikane dhe… vetë unë”, shkroi ai në vetën e tretë, pa e specifikuar kontributin e tij personal.
Javën e kaluar, Trump organizoi një darkë falënderuese për miliarderë dhe korporata të mëdha që kanë kontribuar financiarisht në këtë projekt. Të pranishëm ishin përfaqësues të kompanive si Amazon, Apple, Meta, Google, Microsoft, Palantir dhe Lockheed Martin.
Që nga kthimi i tij në pushtet, Trump ka nisur të transformojë Shtëpinë e Bardhë sipas stilit të resortit të tij luksoz Mar-a-Lago në Florida. Zyra Ovale, për shembull, është dekoruar me elemente të arta dhe dy flamuj gjigantë amerikanë.
Shtëpia e Bardhë është rezidenca dhe vendi i punës së presidentëve amerikanë që prej vitit 1800. I pari që ka jetuar aty ishte John Adams, presidenti i dytë i SHBA-së.
Une partie de la Maison Blanche démolie pour construire une nouvelle salle de bal pic.twitter.com/RXjAGFgnAV
— BFMTV (@BFMTV) October 21, 2025
