Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se vendimi për kohën e përfundimit të luftës në Iran do të merret në koordinim me kryeministrin e Izrael, Benjamin Netanyahu.

Në një intervistë për The Times of Israel, Trump theksoi se vendimi për t’i dhënë fund konfliktit do të “ndahet” mes dy liderëve, duke nënvizuar bashkëpunimin e ngushtë mes SHBA-së dhe Izraelit gjatë operacioneve kundër Iranit.

“Irani do ta kishte shkatërruar Izraelin dhe gjithçka përreth tij nëse nuk do të ishim ne dhe Izraeli. Ne punuam së bashku dhe shkatërruam një vend që donte të shkatërronte Izraelin”, u shpreh Trump gjatë intervistës.

Ndërkohë i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme Steve Witkoff dhe këshilltari Jared Kushner pritet të udhëtojnë në Izrael të martën. Ata do të zhvillojnë takime me kryeministrin Netanyahu për të diskutuar zhvillimet e fundit të konfliktit dhe hapat e ardhshëm diplomatikë.

Vizita vjen në një moment kur tensionet në rajon mbeten të larta dhe komuniteti ndërkombëtar po kërkon mënyra për të ulur përshkallëzimin e konfliktit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb