Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se autoritetet kalimtare në Venezuelë do t’i furnizojnë SHBA-të me 30 deri në 50 milionë fuçi naftë me cilësi të lartë, pa iu nënshtruar sanksioneve.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth, Trump tha se nafta do të shitet me çmimin e tregut dhe se të ardhurat nga kjo marrëveshje do të menaxhohen prej tij personalisht, me qëllim që të përdoren “në dobi të popullit venezuelian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Kjo është një marrëveshje e rëndësishme si për sigurinë energjetike të SHBA-së, ashtu edhe për të ardhmen e Venezuelës”, shkruan Trump në deklaratën e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb