Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se rikuperimi i rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit do të kërkojë një “proces të gjatë dhe të vështirë”, ndërsa vendndodhja e tyre mbetet ende e paqartë pas sulmeve ajrore amerikane të zhvilluara në qershor 2025.
Në një reagim të publikuar në platformën Truth Social, Trump theksoi se operacioni i koduar “Midnight Hammer” ka çuar në shkatërrimin e plotë të objekteve kryesore bërthamore iraniane.
“Operacioni ‘Midnight Hammer’ rezultoi në shkatërrimin e plotë dhe total të objekteve të pluhurit bërthamor të Iranit dhe për këtë arsye nxjerrja e tij do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë”, u shpreh ai.
