Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin, të cilën e cilësoi si “të mirë”.
Trump tha se gjatë bisedës është diskutuar për luftën në Ukraine, si dhe për situatën në Lindjen e Mesme.
Sipas tij, Putin ka shprehur gatishmëri për të “ndihmuar në Lindjen e Mesme”, por Trump theksoi se i ka kërkuar që të luajë një rol më të rëndësishëm në përfundimin e luftës në Ukrainë.
“Telefonata ishte e mirë. Folëm për Ukrainën. Ai dëshiron të ndihmojë në Lindjen e Mesme, por unë i thashë se duhet të jetë i dobishëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”, u shpreh Trump.
