Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se ka pasur një bisedë telefonike “shumë të mirë” me homologun e tij kinez, Xi Jinping, ku trajtuan mes të tjerash luftën në Ukrainë, trafikut e fentanil-it dhe eksportet e produkteve bujqësore.

“Arritëm një marrëveshje të mirë dhe shumë të rëndësishme për fermerët tanë të shkëlqyer”, shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social, duke theksuar se marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës “janë jashtëzakonisht të forta”.

Trump njoftoi gjithashtu se ka pranuar ftesën e Xi Jinping-ut për të vizituar Pekinin në prill, duke shtuar se do të ndjekë një vizitë zyrtare e presidentit kinez në SHBA më vonë gjatë vitit të ardhshëm.

Biseda, e konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë dhe Ministria e Jashtme kineze, erdhi si vazhdim i takimit të tyre të fundit në gusht në Busan, Koreja e Jugut.
Xi theksoi mbështetjen e Pekinit për “çdo përpjekje që favorizon paqen” në Ukrainë, duke kërkuar një zgjidhje “në rrënjë” të krizës, ndërkohë që Perëndimi akuzon Kinën për mbështetje industriale ndaj Moskës.

Të dy liderët ranë dakord për komunikim të shpeshtë, duke premtuar përparime në tregti dhe luftën kundër drogës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb