Familjarët e Saimir Sulës, trupi i të cilit mbërrit pa zemër në Shqipëri, kanë protestuar sërish para Parlamentit Europian.

Në pamundësi për të bërë testin e ADN-së në një laborator në Shqipëri, motra e të ndjerit, Majlinda Sula i ka bërë thirrje ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja që ta dërgojë zemrën e vëllait për ADN në një labotator jashtë vendit.

Mes të tjerash motra e të riut deklaron se familja është e gatshme që ta paguaj vetë procedurën e ADN-së, por që duhet firma e Manjës, që të transportohet zemra drejt një laboratori në Belgjikë, Francë apo Austri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb