Në emision “Kjo Javë” në News24, Fatos Lubonja tha se kreu i PD Sali Berisha nuk ka aftësi vetë-kritike. Lubonja shtoi se është shumë e rëndësishme që PD të largohet nga ideja e figurës së parë.

Më tej Lubonja shtoi se Berisha nuk ka aftësi vetëkritike, dhe se punon për figurën e tij si “Skëndërbe”.

“Çfarë  i mbetet opozitës për të bërë? Këto forma që kemi parë deri tani janë parë, janë forma të njohura. Fryma realizohet,  duke hequr idenë e “Skënderbeut”. Pra jo ecni si ushtarë të mi dhe do ta çlirojmë Shqipërinë dhe do ju sjell lirinë nga Edi Rama. Jo, kjo është përrallë e vjetër. Lideri për të qenë figurë e parë, historia e Berishës është kështu dhe e Ramës, pastron të gjithë figurat që mund t’i bëjnë pak hije”, tha ai.

Gjithashtu Lubonja theksoi se demokracia duhet të fillojë nga partia.

“Nëse kërkojmë demokracinë fillo nga partia, të ndryshojë partia. Nga parti lider në një parti ku ndryshojnë gjërat. Ku dëgjohen zërat, ku votohet. Nëse fillon nga shembulli. Ne nuk e kemi atë shembull. Demokracia që kërkoj unë është një rrugë e gjatë. Kërkon personalitete. Në këtë aspekt kjo tryezë duhet të jepte këtë jo lëvdata për Sali Berishën. Mund të jepte dhe zgjidhje. A arrihet kjo punë me Sali Berishën? Pse nuk e arrijmë dot? Po nuk shkova për të mos, e kam thënë dhe më herët, ju jeni që thoni hajdeni në anije po shkojmë drejt perëndimit dhe shkojnë drejt jugut, dhe ti rri këtu ose të hodhëm nga anija. Ka një problem. E gjithë kjo. E di pse? Problemi është fasada. Po shkove atje mesazhi ja u bashkuan të gjithë, i bën një promovim kësaj që ti do ta kundërshtosh këtë lloj bashkimi. Kur ndërton një parti person. Kur vdes lideri, lideri për të qenë figurë e parë, pastron figurat që mund ti bëjnë hije. Heq kontributet e mundshme që ka partia për më shumë ide, energji. Ky është problemi. Që PD edhe pse Saliu ka bërë disa prapaktheu, ka ngelur një parti ku nuk ka një kritikë. Saliu më del mua dhe thotë është ’97 kundër revolucioni i majtë i kuq. Që nuk ka asnjë përgjegjësi që la piramidat të zhvillohen. Që nuk ka këtë aftësi vetë-kritike. Punon për figurën e tij si Skënderbe që mund të bashkojë njerëz të ndihen të barabartë. Nuk bindet dot më”, shtoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: