GREQI-Kryeministri grek, Aleksis Tsipras deklaroi, pas votimit në referendum, se asnjë nuk mund të injorojë vendosmërinë e një populli për të marrë në dorë fatin e tij.
Aleksis Cipras, i veshur me një këmishë të bardhë dhe pantallona gri, e bëri këtë deklaratë të shkurtër pas votimit në një shkollë të lagjes Kipseli, në veri të Athinës, ku ai banon.
Qeveria e tij bëri fushatë për ”jo” në referendum, rezultati i të cilit do të jetë vendimtar për të ardhmen e qeverisë së parë të të majtës radikale në B, por gjithashtu për vendin e Greqisë në Evropë.
(a.n/AFP/BalkanWeb)
