Nga ANILA JOLE*

Pak javë pas ardhjes në pushtet, Aleksis Tsipras duket se ka krijuar pakënaqësitë e para, madje edhe në radhët e partisë së vet. Politikani veteran i së majtës dhe heroi i rezistencës greke në Luftën e Dytë Botërore, 92-vjecari Manolis Glezos, ka thënë se Syriza duhet t’iu kërkojë falje greke për shkeljen e premtimeve.

“Unë i kërkoj falje popullit grek për pjesëmarrjen në këtë iluzion”, shkroi 92¬vjeçari në blogun e tij. Ai ka kërkuar “të reagohet para se të jetë vonë”, duke iu bërë thirrje forumeve dhe simpatizantëve të Syrizas që të bëjnë takime në të gjitha nivelet e përfaqësimit për të diskutuar këtë situatë dhe kushtet ku ndodhet shteti grek. Ndërkohë kryeministri Tsipras deklaroi pas marrëveshjes se “Greqia arriti një sukses të rëndësishëm negociues në Europë”. “Fituam një betejë, por jo luftën, shtoi kryeministri, duke nënvizuar se “anuluam planet që do të shkaktonin asfkisi në Greqi”.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb