ATHINË– Kryeministri grek, Aleksis Cipras, theksoi sot se shpresonte të progresonte sa më shpejt në zbatimin e reformave lidhur me planin e ndihmës ndërkombëtare me qëllim që Greqia të mund të çlirohet nga tutela e kreditorëve dhe të rikthehet në tregjet financiare.

“Ne duhet të përfundojmë sa më shpejt vlerësimin e parë të programit të reformave nga kreditorët me qëllim që diskutimi i nevojshëm për ritrukturimin e borxhit të fillojë”, deklaroi Cipras për parlamentarët e partisë së majtë Syriza gjatë betimit të tyre.

“Qëllimi ynë kryesor është të çlirohemi sa më shpejt të jetë e mundur nga mbikëqyrja e kreditorëve dhe të rikthehemi në tregjet financiare ndërkombëtare”, shtoi ai.

Plani i tretë i ndihmës ndërkombëtare parashikon zhbllokimin e tre miliardë eurove, në parim në fund të muajin nëntor, në funksion të progresit të zbatimit të reformave që përfshihen në program. Kreditorët do të përfundojnë auditin në fund të muajit tetor.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: