Tualant Bino ka shprehur mbështetjen për protestën, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për deklaratat e tij dhe duke e akuzuar se nxit dhunën policore ndaj protestuesve.

Në një prononcim për News24, Bino u shpreh se deklaratat e Ramës, veçanërisht shprehja “nuk më mundin”, tregojnë, sipas tij, një qëndrim që nuk duhet marrë në konsideratë.

Ai kritikoi gjithashtu deklaratat e kryeministrit, duke pretenduar se ato përbëjnë nxitje të dhunës policore ndaj protestuesve.

Sipas tij, protesta kundër korrupsionit mund të sjellë zhvillime pozitive për shoqërinë shqiptare, ndërsa mbështetja e qytetarëve për këtë kauzë mbetet e rëndësishme.

“E mbështes protestën. Rama është në delirin e vet. Sidomos me shprehjet “nuk më mundin” nuk vlejnë për askënd sidomos edhe për ata që ka pas vetes. Nuk ia vlen të merret parasysh. Dhe sot me deklarata ishte nxitje e dhunës policore ndaj protestuesve. Zotëria do të shuajë çdo ndjenjë të protestës në Shqipëri. Nëse protesta është kundër korrupsionit, sigurisht që kjo do të sjellë një zhvillim pozitiv për shoqërinë shqiptare”, tha për News24 Tualant Bino.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb