Një skandal ka ndodhur në Klos të Matit, lidhur me mënyrën se si mbushet depozita që furnizon Bashkinë me ujë.

Një video e mbërritur në redaksinë e BalkanWeb tregon se uji që përdoret për të mbushur strukturën, merret jashtë çdo standardi.

Uji kalon nëpër tubacione që ndodhen në natyrë, duke ngritur pikëpyetje për cilësinë dhe sigurinë e asaj që konsumojnë qytetarët.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim mes banorëve pasi shëndeti i tyre vihet në rrezik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb