Marshimi i qytetarëve vijoi edhe sot në ditën e 128 të protestës kundër qeverisë. Protestuesit kanë shkuar përpara Komisariatit numër 1 në kryeqytet.
Në këtë komisariat gjenden tre protestues, që u ndaluan gjatë protestave gjatë paradites përpara Kuvendit.
Protestuesit kërkojnë që ata të lirohen. Vijojnë dhe me thirrjet kundër mazhorancës.
