Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar sot ndaj protestave studentore që po zhvillohen kundër politikave të tij, duke i cilësuar ato si “sulm i organizuar” dhe jo thjesht manifestime qytetare.

Në një deklaratë të ashpër, ai tha se në ditët në vijim priten “vendime të papritura nga shteti”, duke paralajmëruar arrestime dhe masa ndëshkuese për ata që i përshkroi si pjesëmarrës agresivë.

“Ngjarjet në Valjevo ishin të tmerrshme, në Beograd pak më të lehta, por po aq të rënda në Novi Sad. Brenda 10 ditëve do të ketë arrestime për secilin që mori pjesë në aktet e dhunshme. Ne do të rikthejmë rendin në çdo mënyrë”, theksoi Vuçiç.

Presidenti serb akuzoi protestuesit se po tentojnë të destabilizojnë vendin dhe paralajmëroi se reagimi i shtetit këtë herë do të jetë “i ndryshëm nga çdo herë tjetër”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb