Në Tiranë shqiptarët protestojnë kundër qeverisë. Protesta ka marrë një përhapje  të jashtëzakonshme, dhe është shtrirë edhe jashtë kufijve .

Aktivist nga SHBA Flor Xhudi në një intervistë në “News24 Fundjavë”, u shpreh se protesta ishte një reagim i të gjitha ngjarjeve dhe problemeve të ndodhura në Shqipëria. Ai tregoi se Shqiptarët në SHBA i janë bashkuar kësaj proteste dhe se do të vijojnë revoltën e tyre në disa vende.

“Shqiptarët në SHBA po protestojnë për atë që protestojnë edhe shqiptarë në Tiranë. Kjo javë ka sjellë edhe zgjerimin e hartës, protesta ka patur në disa vende, pra nuk është më një protestë e lokalizuar. Por është protestë e shqiptarëve që jetojnë në Amerikë”, Xhudi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: